Gjykata fal Arbjan Maznikun per eurot e Barcelones

Shares

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjon Mazniku dhe për shtetasin Shkëlqim Fusha, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, nje rast tipik ku zyrtaret publike perfitojne nga detyra qe mbajne.

Gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale. Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.

Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e Aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.

Në shtator 2019, disa media publikuan një formular të fimosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin Alma në Barcelonë, më datë 21 qershor.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy netë në një hotel në Barcelonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...