Dhunë në protestën përpara ministrisë së Jashtme, Dendias pritet me zemërim

Shares

Mbështetës të PDIU, kryetari i saj Shpëtim Idrizi u përplasën sot me forcat e rendit, të cilët nuk i kanë lejuar të afrohen pranë portave të Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që atje ka mbërritur ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Protesta e PDIU zhvillohet me moton: ‘“Mos prek Shqipërinë”,  “Mos harro Çamërinë”’

Më këtë tubim PDIU thekson se qëllimi i saj është për zgjidhjen e çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe për çështjen e detit.

Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, “Greqia i ka në Prevezë”.

“Do vazhdojmë të protestojmë dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. S’mund të lejojmë që idjotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që rrinë në zyrat e shtetit shqiptar të vazhdojnë me devizën e Greqisë dhe Serbisë. Çfarë është e atyre është e atyre, çfarë është e Shqipërisë është e diskutueshme. Boll më kjo s’mund të jetë më kështu”- tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi njoftoi se policia ka shoqëruar në komisariatin 1 rreth 20 protestues çamë, të cilët morën pjesë në tubimin para Ministrisë së Jashtme.

Nderkaq protesta eshte spostuar drejt Kryeministrise ku edhe pritet te kete nje tjeter takim i ministrit Dendias. /DRONI.al/

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/765780890642727/

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/3554007454611994/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...