Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë me kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.
Gjatë kontrolleve të ditës së sotme janë konstatuar 701 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe janë gjobitur me masën administrative 3.000 lekë secili, ndërsa 9 persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit ata janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.
Ndërkaq nga Policia Rrugore janë vendosur 564 masa administrative me masë 3.000 lekë secila në të gjithë vendin, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
Policia e Shtetit ka rritur prezencën e Policisë cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/794083514799195/
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












