Bardhi: SPAK te zgjohet. Mafia e plehrave kerkon te fshehe vjedhjen e shqiptareve

Shares

https://www.facebook.com/1524054689/posts/10224026769966760/?extid=0&d=n

Ka reaguar Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi fill pas pengikit te zyrtareve te PD ne Sharre. Mafia e plehrave kerkon te fshehe vjedhjen e shqiptareve, thote ai ndersa ka postuar edhe nje video.

“Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill, eshte deshmia me e qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin.

Mafia e plehrave perdori sot punonjesit qe jane per buken e gojes per te fshehur te verteten, qe ne ate vend po vidhen parate e shqiptareve.

Ashtu sic bene me ngjarjen e tmerrshme, ku humbi jeten Ardit Gjoklaj, ngjarje per te cilen Erjon Veliaj duhet te ishte para drejtesise, edhe sot ata po mundohen te pengojne te verteten, duke paguar e shantazhuar mediat qe te heshtin dhe duke perdorur punonjesit per te penguar publikimin e fakteve.

Drejtesia duhet te veproje pa humbur kohe. SPAK duhet te zgjohet nga gjumi dhe t’u tregoje shqiptareve se eshte i pavarur nga qeveria”, komenton Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...