Denoncimi me zë dhe figurë. Belind Këlliçi nga stacioni i autobusave të azilkërkueve: Ja si po ikin qindra të rinj çdo ditë nga Shqipëria.

Shares

Shqiptaret po largohen cdo dite! Kështu është shprehur Belind Këlliçi në një video të regjistruar në 04:30 të mengjesit në një stacion autobuzi.

Këlliçi shprehet që sa herë që Edi Rama ballafaqohet me faktin se shqiptaret jane te dytët pas sirianëve që po largohen nga vendi i tyre nxjerr vemjen e bashkise per te larguar vemendjen me mashtrime e sulme te rendomta!

“10 vite më parë, shqiptarëve i’u rikthye dinjiteti te lëviznin të lirë, pa viza. Kete arritje historike te Shqiperise, sot Edi Rama po e ve ne diskutim. Edi Rama eshte ai qe po i detyron shqiptaret te emigrojne.” thotë Këlliçi.

Ai shprehet që numërohen 100 mijë të papunë të rinj, pa mbështetje, plan per punesimin e vemendje nga qeveria, që gjejnë zgjidhje azilin. Edhe pse udhëtimi drejt BE-së është thuajse i pamundur për shumë njerëz e kostot e udhëtimit janë të papërballueshme ata prapë i kanë sytë nga azili.

Çka e bën më tronditëse situatën është lajmi i shtimit të kërkesave për azil pasi 78% e tyre janë të rinj deri 34-vjeç, ndërsa 23% janë të mitur nën 17 vjeç.

Sipas Këlliçit përgjigjja për ikjen e shqiptarëve është keqqeverisja e Edi Rames, shkaterrimi i sipermarrjes, mbyllja e vendeve te punes.

Siç shprehet ai ky është një dështim që nuk mbulohet nga asnjë lloj mashtrimi dhe Shqipëria nuk do të zbrazej kaq shumë nëse Rama do punonte po aq sa gënjen qytetarët.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/349689669627384/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...