Pushuesit e vone, ja si do te jete moti gjate javes qe vjen

Shares

Java qe vjen do te kete surpriza ne kohen me diell por edhe nje dite me shi ne mesjave. Megjithate java do te dominohet nga koha e mire cfare favorizon sidomos pushuesit ne breg te detit.

”Shërbimi meteorologjik ushtarak ju njeh me kushtet e motit gjatë kësaj jave.
E hëna do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve. Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona.
Situatë të paqendrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit ditën e martë, por kjo do të jetë e përkohshme. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.
Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet. Era, parashikohet të jetë e vrullshme gjatë ditës së mërkurë.
Valëzimi do të jetë i ulët, por për shkak të shtimit të erës mbrëmjen e së martës e të mërkurën parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë, kryesisht në bregdetin jugor.
Temperaturat do të pësojnë rënie si në tabelë për shkak të reshjeve, për tu rritur sërish të enjten dhe të premten”, njofton sherbimi meteorologjik ushtarak. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...