
Duke u ndalur tek aksioni i IKMT-së në Velipojë, Ademi tha se sikur të mos mjaftonin efektet e pandemisë, qeveria ka vendosur që në emër të ndërtimeve pa leje, të prishë çdo biznes familjar përgjatë bregdetit dhe po e bën këtë pikërisht tani në nisje të sezonit, duke dëmtuar imazhin jo vetëm të Shkodrës, por edhe të vendit.
“Ishte një domosdoshmëri e madhe që të kishim më shpejt një fillim të sezonit turistik. Kemi pasur ndërhyrje të tmerrshme nga politika keqdashëse për të penguar dhe moslejuar zhvillimin e një turzimi familjar. Po i referohem plazhit të Velipojës dhe jo vetëm, i cili është ndoshta më i godituri në Shqipëri. Nuk është koha për të shkulur palma, apo për të ndërhyrë në plazhin e bregut të detit. Qeveria ka bërë një veprim në dëm të ekonomisë. Po na dëmton imazhin e qytetit dhe punën e biznesve që janë gati për të filluar nga puna, por ende nuk munden sepse akoma nuk kemi kontratat e stacioneve të plazhit.”
Sipas saj, qeveria këtë vit ia ka hequr të drejtën bashkive për të lidhur kontrata me bizneset për stacionet e plazhit. Për Ademin, kjo procedurë ka rritur me tej burokracitë, me argumentin se deri më tani kemi vetëm biznese që kanë aplikuar, por s’kemi ende asnjë kontratë të lidhur me Ministrinë e Turizmit.
“Këtë vit iu është hequr bashkive e drejta për të lidhur kontratat e stacioneve të plazhit. Këtë të drejtë e ka marrë Ministria e Turizmit. Të gjithë në pretendonim për një procedurë më të shkurtër. Por është një procedurë burokratike, e gjatë, e lodhshme. Kur ishin në nivelin territorial e kishim të mundur që të komunikonim direkt dhe t’iu lidhej kontrata brenda tri ditëve. Një mungesë organizimi. Qeveria nuk po mendon fare; mendon se si të rrjepë edhe atë pak mundësi që shkodranët kanë për të bërë biznes. Velipoja është vendi i vetëm që trajtohet në mënyrë jo të drejtë në raport me vendet e tjera turistike. Ndërkohë që faturat e biznesve janë të larta për t’u paguar, qeveria nuk ka marrë asnjë masë mbështetëse për këtë sektor, duke u bërë kështu qeveria e vetme që nuk ndihmon bizneset e turzimit.”
Sipas Ademit, qeveria shqiptare është e vetmja që nuk po mbështet bizneset turistike, pasi nuk ka asnjë subvencionim për ta. E gjithë kjo situatë bëhet edhe më e vështirë, teksa në Shkodër turistët më të mëdhenj vijnë në rrugë tokësore, ndërkohë që Mali i Zi e ka mbyllur kufirin./DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












