Gjekmarkaj mallkon Ramën në sy: Krishti t’i qitë sytë ishalla. Keni dhunuar ndërgjegjen e një kombi

Shares

Kryeministri Edi Rama ka pasur debat të ashpër me dy gazetarët Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj sonte në studion e real story të zhvendosur në Opera.

“BalkanËeb” sjell debatin e zhvilluar në emisionin “Real Story” në Neës 24, ku as kryeministri, por as edhe panelistët nuk e kanë kursyer ironinë.

Alfred Lela: Pse duhet të sillesh si i kreshterë kur ju jeni xhahili? Thua duhet ta kishin godit edhe me shkop gome.. ku i gjeni këto standarde, do të tregohem etik të të them më godit prapë?

Edi Rama: Doni apo nuk doni ju, unë jam kryeministri i Shqipërisë. Ju e kujtoni popullin shqiptar budalla, ju mendoni se shqiptarët i hanë brockullat me atë video, ju jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.

Agron Gjekmarkaj: Lela ka bërë heroizëm shtetëror, ju qenkeni drejtuesi i asaj dhune

Edi Rama: Policia e shtetit nuk është leckë që ta tërhiqni ju kur të doni dhe si të doni. Që goditja e godinës së teatrit ju ka goditur edhe juve unë e kuptoj, që s’më lini të flas tregon që jeni rëndë, nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari skandaloz.

Gjekmarkaj: Do keni një fund diktatori keni uzurpuar cdo vulë e firmë në këtë vend.

Rama: Padre mund të flas unë? Sapo e përmende Jezu Krishtin…

Agron Gjekmarkaj: T’i qitë sytë ishalla. Keni dhunuar ndërgjegjen e një kombi të tërë

Edi Rama: Më lër ta mbaroj padre, po i the të gjitha do i thuash sërish se të njejtën gjë thua…

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoja se ju do vini e të kërkoni falje. Policia është sjellë në mënyrë skandaloze, si një organizatë terroriste.

Edi Rama: Jeni viktima aktoriale.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se ju silleni kështu, pasi do ikni sa duket në ndonjë ishull. Keni cuar mbi 1000 policë për Teatrin, edhe pse Shqipëria është vendi i kanabisit. Mjerë qytetarët që e hanë.

Alfred Lela: Polici politike, terroriste, me mercenarë brenda. Rreh. Ka rrahur djem të rinj në mënyrë shtazarake. Je bërë si ai që dikur shaje. Nuk jam prokurori, jam i dhunuari. Mos bëj sikur je i lënduar nga kjo.

Edi Rama: Mbarove fjalën zoti prokuror?

Alfred Lela: Jam i dhunuari që jetoj në shtetin që drejtohet nga ju.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/241853610576869/

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/369965607317165/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...