Operacion policor në Durrës por në shënjestër janë policë

Shares

Një numëe oficerësh të policisë në Durrës mund të bien ne pranga përgjatë një operacioni të kolegëve të tyre në SHÇBA.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka proceduar disa efektive policie ne Durrës e Shijak. Për këtë arsye Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Durrës kanë nisur mbrëmjen e sotme aksionin për arrestimin e tyre.

SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektivë, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim fletë-arresti dhe akuzohen për “shpërdorim detyre”. Identiteti i tyre nuk dihet ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...