Hajdari : Gabimet janë njerëzore, kritikat më bëjnë më të fortë…

Shares

Deputetja Rudina Hajdari ka shprehur sërish bindjen se zgjedhja për të mos iu bashkuar vendimit të opozitës së bashkuar joparlamentare për djegien e mandateve, ka qenë e duhura.

Në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në televizionin “Neës 24”, Hajdari ka folur në emër të grupit parlamentar demokrat duke u shprehur se kjo zgjedhje është bërë prej tyre “për të thënë që është djep i demokracisë dhe përballë cdo lloj qeverie, i vetmi vend ku mund të përballemi është parlamenti , aty bëhen ligjet.”

Përsa i përket kritikave mbi lapsuset e saj gjatë fjalimeve në Parlament, Hajdari tha se është njerëzore të bësh gabime, ndërsa shtoi se kritikat e bëjnë më të fortë.

“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët.

Impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot. dhe të mos tërheqin vëmendjen. nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh.

Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar. “ u shpreh Hajdari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...