Mihal Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital, ja arsyeja

Shares

Pas shembjes së biznesit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Burimet thonë se ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë vesh lajmin e ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Ndërtimit në restorantin ‘Panorma’.

Gjendjen e rëndëuar të Kokëdhimës e konfirmon edhe një i afërm i tij, i cili foli sot paradite për mediat. I afërmi ndër të tjera ka deklaruar se Mihal Kokëdhima i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Për më shumë se 15 vite Mihal Kokëdhima operonte pa leje në atë zonë. Ishin rreth 2 mijë metra katror tokë ku ishte bërë ndërtimi pa leje; restorant dhe dhoma hoteli.

Po kështu i afërmi i Koco Kokëdhimës shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme edhe plazhin aty pranë. Kjo histori u bë e njohur për publikun pasi Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh spanjollë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...