Shembet rruga, bllokohet segmenti rrugor në Mirditë

Shares

Segmenti rrugor që lidh Mirditën me Fushë Arrëzin është bllokuar sot pas një rrëshqitje të dherave për shkak të reshjeve të shiut që ranë gjatë ditës së sotme.

Rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar bllokimin e trafikit në këtë aks malor dhe praktikisht rruga është e pakalueshme.

Në vendngjarje do të dërgohen fadroma dhe një grup ekspertësh vlerësimi.

Nga rrëshqitjet e dherave nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa është njoftuar për rastin Emergjencat Civile dhe ARRSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...