Hapet një shteg në autostradën Tiranë-Durrës, por trafiku do pëlcasë shoferët sërish

Shares

Autoritetit Rrugor Shqiptar njoftoi se nesër hapet një nga segmentet e rrugës në riparim ai Qafe Kashar – Vore, ku edhe ka përfunduar ndërhyrja. Rruga është e hapur duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të së martës e në vijim.

Ndërkohë është mbyllur segmenti tjetër Vorë – Maminas ku do te vijojnë punimet.

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë – Durrës do të devijohet tek karburant Kastrati në Vorë në rrugën dytësore Vorë – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte i Vores)

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë neser ne ora 06-00 te mengjesit fazen e dyte te punimeve ne segmentin Vore – Maminas ne drejtimin Tirane – Durres”,thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane – Durres fillon ne oren 06:00 date 12.06.2018

Levizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durres do te devijohet tek karburant Kastrati ne Vore ne rrugen dytesore Vore – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte i Vores)

Automjetet mund te perdorin serish autostraden nga Maminasi ne drejtim te Durresit te mbikalimi i Maminasit.

Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat levizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tirane – Unaza e re – Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

Drejtimi nga Durresi per ne Tirane eshte i hapur per levizjen e automjeteve.

Dalja per automjetet te mbikalimit ne Marikaj per ne rrugen dytesore do te jete i bllokuar.

Dalja te mbikalimi I Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

https://www.facebook.com/damian.gjiknuri.official/videos/1749920145129461/

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Image may contain: tree and outdoor

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Image may contain: sky and outdoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...