EMRI & FOTO/ Një tjetër peshëngritëse shqiptare del pozitive në testet antidoping

Shares

Pas skandalit të Romela Begaj, peshëngritja shqiptare goditet nga një tjetër skandal. Evangjeli Veli ka dalë pozitive në testet antidoping.

Veli po përgatitej të përfaqësonte Shqipërinë në Europianin e Rumanisë, që do të mbahet në muajin mars.

Testet antidoping për peshëngritësen janë bërë në vendin tonë, ndryshe nga ai i Romela Begaj, që u bë jashtë shtetit.

Mësohet se peshëngritësja e ka marrë substancën e ndaluar, pasi kishte ftohje. Evangjeli Veli është e pezulluar për momentin nga aktiviteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...