Juvina Jani heq dorë nga mandati, shpjegon arsyet

Shares

Juvina Jani, personi që kishte shanse më shumë të merrte mandatin pas Eduard Halimit nuk ka prnauar të vijë në Parlament.

Jani është kontaktuar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për mandatin, por ajo e ka refuzuar atë, ka raportuar Panorama.

Ajo thotë se në këto momente mandati i deputetes nuk është i përshtatshëm duke qenë se duhet të përkushtohet më tepër ndaj djalit të saj i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

“Për kurimin e tij duhet të udhëtojë jashtë vendit”, ka thënë Juvina Jani, për Panorama.

Juvina Jani u listua e 6 në qarkun e Beratit ku PD mori vetëm 1 deputet. Por demokratet nuk zbatuan detyrimin e kodit zgjedhor për të vendosur 1 zonjë në 3 pozicione në listë dhe për këtë arsye u gjobitën nga KQZ. Sipas kodit zgjedhor në një qark ku në forcë politike ka gjobë, deputetët meshkuj zëvendësohen me femrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...