Efthimiu që vrau Kasmin përdori 10 mijë euro për ta lënë të lirë

Shares

Vrasësi me pagesë, shtetasi grek Efthimios Efthimiu ka provuar të rifitojë lirinë pas arrestimit të tij në Tiranë. Greku, ish anëtar i forcave speciale greke, mësohet se kishte lënë  10 mijë euro garanci, por nuk është pranuar.

Efthimiu dhe bashkëpunëtorët Elton Hoxhallari, Elton Halipaj e Melvi Dinellari u arrestuan para disa ditësh, në një vilë në Yzberisht.

Greku ka deklaruar më herët në dëshminë e tij se nuk ka lidhje me këtë ngjarje ka dalë sot para gjykatësve, ku ka mohuar kategorikisht që të ketë vrarë ai Kasmin.

Ekzekutimi i Devi Kasmit në mes Tiranës ka vënë në alarm të gjithë policinë e kryeqytetit, edhe pse porositësi i  vrasjes, Aurel Hoxhallari nuk është arrestuar ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...