Dyshimi, djegia në Vlorë, vrasje brenda në familje

Shares

Dy familjarëve të viktimave nga djegia në Vlorë janë shoqëruar sot në polici pas konstatimit se viktimat kishin shenja dhunë në trup. Policia ka shoqëruar kunatën e viktimës dhe vajzat e saj nën dyhsimin se nuk ka qenë një djegie aksidentale por një vrasje të qëllimtë.

Burime për “Neës 24” thonë se në dy trupat e djegur janë gjetur shenja dhunë. Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë. Po ashtu të njëjtat burime thonë se po bëhet një ekzaminim mjeko-ligjor më i thelluar për të zbuluar nëse janë vrarë para se banesës ti vihej zjarri nëna dhe djali i saj 43 vjeç.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 73 vjeç dhe djali i saj 43 vjeç. Të dy humbën jetën. Viktimat janë me origjinë nga Korça, e ndërsa nga hetimet paraprake dyhsohej se zjarri kishte ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për tu ngrohur.

Njoftimi i policisë

Vlorë Informacion paraprak Më datë 21.01.2018, rreth orës 04:20, në lagjen ”1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndëruar jetë dy shtetas. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkakëtuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndëruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...