Ironia therëse e Lu-së me mazhorancën: Ku janë deputetët e majtë, pse qëndrojnë akoma në krevat?

Shares

Gjatë fjalës së mbajtur sot në konferencën për teknologjinë në zgjedhje, ambasadori amerikan Donald Lu ka përdorur ironinë për të nxjerrë në pah seriozitetin, me të cilin mazhoranca i qaset kësaj çështje.

Duke iu drejtuar socialistit Bledi Çuçi, diplomati amerikan kërkoi llogari për numrin e vogël të deputetëve të mazhoramcës që ishin të pranishëm në sallë. Ndërkohë në fillim të fjalës ai falënderoi anëtarët e opozitës për prezencën e tyre.

“Fillimisht falënderoj opozitën që merr pjesë në këtë takim. Nuk po shikoj shumë deputetë të shumicës, të mazhorancës, dy- tre. Zoti Çuçi do më shpjegojë përse të tjerët janë akoma në krevat. Dua të di nëse shumica po e merr me seriozitet këtë çështje, nëse është dakord me përdorimin e teknologjisë”, tha Lu.

Për të parë videon KLIKO KËTU:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...