Policia greke nuk ndalet, brenda 48 orëve sekuestron 300kg drogë shqiptare

Shares

Policia greke brenda 48 orëve ka finalizuar me sukses disa operacione antidrogë për të goditur raste të trafikut të lëndëve narkotike që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Gjatë një operacioni të zhvilluar parditen e sotme në Dhrisko, në aksin e vjetër Janinë-Trikalla, u sekuestruan 139 kg 150 gr marijuanë. Në total bashkë sasia e drogës së sekuestruar në të gjitha operacionet është 300 kg. Droga, e ndarë në pako, u gjet në një mjet të parkuar në rrugë. Ndërkohë, në kabinë të mjeti u gjet dhe një pako e vogël me 68.8 gr marijuanë. Nga hetimet e policisë, rezulton se mjeti është në pronësi të një 21-vjeçari shqiptar, i cili u shpall në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...