Tiranë, sulmohen me shkop bejzbolli dhe me thika, plagosen dy të rinj

Shares

Dy persona kanë marrë plagë të shumta të goditur me thikë dhe shkop bejsbolli. Dy djemtë në moshë të re, janë plagosur mbrëmjen e së enjtes, në zonën e Kamzës, në periferi të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur te tregu, ku janë sulmuar dhe goditur me shkop bejsbolli dhe me thikë në kofshë, 23-vjeçari A. V., dhe 28-vjeçari F. V.
Dy të rinjtë ndodhen në spital, ku pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nga ana e uniformave blu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24-vjeçarit J. S., dhe 20-vjeçarit K. S..
Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...