DETAJE/ Greqi, arrestohet “mafiozi” shqiptar, “e mori në qafë” dashuria

Shares
Foto Ilustruese

Kishte qëlluar me armë pranë shtëpisë së ish të dashurës së tij dhe tashmë është arrestuar nga policia. Ai është një 25-vjeçar shqiptar, i përfshirë edhe në trafikun e drogës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit në lagjen “Exarchia” të Athinës në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari kishte shtënë disa herë me armë në ajër dhe më pas u largua. Në ndjekje të tij u vunë patrullat e policisë. Për t’i shpëtuar arrestimit, 25-vjeçari kishte përplasur me makinë edhe një automjet të policisë.
Megjithatë autoritetet greke kishin marrë targat e automjetit dhe e kishin identifikuar shqiptarin. Ai u arrestua mbrëmjen e së dielës së bashku me një vajzë greke 18-vjeçare. Brenda automjetit të tij u gjet rreth 1 kg hashash. Sipas hetimeve, rezulton se 25-vjeçari është pjesë e një rrjeti droge të përbërë nga shqiptarë që vepron në kryeqytetin grek, pikërisht në lagjen “Exarchia”.
Kjo lagje është kthyer në shqetësim për autoritetet lokale, për shkak se qarkullon sasi e konsiderueshme kanabisi. Dhe protagonistë janë qarqet shqiptare që drejtojnë trafikun e drogës. Këto grupe të lëndëve narkotike, mediat greke i kanë “pagëzuar” me emrin mafia shqiptare. Përveç aktivitetit të drogës, në këtë lagje jo pak herë ndodhin edhe përplasje me armë apo sulme ndaj policisë nga bandat shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...