Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sot pas deklaratave të këngëtarit Frederik Ndoci, i cili e akuzoi se ajo fshihet pas ndërhyrjes së Policisë në një lokal ku ai këndonte në Velipojë, për ta ndaluar.
Reagimi i plotë i Voltana Ademit

Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!!
Velipoja do të kishte shumë më shumë hapësira publike për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi dërguar policisë dhe institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk ndërhyri.
Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












