Deputeti demokrat Genc Pollo, duke reaguar për lajmin se Franca i ka dhënë ultimatum Shqipërisë për numrin e lartë të azilantëve nga vendi ynë që i drejtohen shtetit francez, ironizon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati që e ka bërë sefte në Paris pas zgjedhjeve punën e tij me qeveritarët e Presidentit Macron jo për investime, por për të ndaluar kurbetin e shqiptarëve.
Shqetësimet për rritjen lartë me 75% të azilkërkuesve në Francë, ministri i Brendshëm Collomb ia ka shprehur Kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka zhvilluar një bisedë telefonike.
Po ashtu dhe këtë çështje ai e ka diskutuar kokë më kokë dje me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Shteti francez ka kërkuar që të merren masa për të frenuar kërkesat e shumta të shqiptarëve për të përfituar statusin e refugjatit.
Shtimi i numrit të kërkesave të shqiptarëve për të fituar azil në shtetin francez kanë vënë në alarm Ministrinë e Brendshme të Francës, e cila drejtohet nga Gerard Collomb.
Statusi i Genc Pollos në “Facebook”

Ultimatumi i Francës

“Brenda tre muajve unë do të shkoj në Tiranë për të parë masat që janë zbatuar. Do të jetë thelbësore që të arrihen rezultate konkrete dhe të ketë një rënie të ndjeshme të emigracionit në territorit tonë”, tha Collomb pas një takimi me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në sheshin Beauvau.
“Ne duam të riafirmojmë angazhimin tonë për t’i dhënë fund këtij fenomeni”, tha Bushati në një konferencë shtypi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












