Rama: Çakejtë e LSI në administrate, janë turrur të marrin ç’u ka mbetur për të marrë

Shares

Kryeministri Edi Rama duke folur në media për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, krahasoi LSI-në me “çakejtë” që në këto momente të fundit po marrë ç’u ka mbetur për të marrë.
I ftuar në Top Story, Rama tha se misioni i LSI-së ka përfunduar dhe “situata që ata duan të krijojnë është e paarsyeshme për të gjithë”.
“Turrja e çakejve të mbetur në zyrat e shtetit që e përjetojnë këtë fazë si mënyra e fundit për të marrë ça kanë për të marrë, në një vend pa roje. Ata do të largohen pas zgjedhjeve, nuk thashë se do i shkarkoj. Na duhet të gjejmë një rrugë tjetër. Roli i tyre ishte një rol që besoj se ishte i nevojshëm. Por edhe për të lehtësuar në kushte të vështira dhe për shkak të një tradite të vështirë. Misioni i tyre ka përfunduar, jemi në një situatë anormale për të gjithë, për të gjithë është e paarsyeshme”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...