Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu shprehet optimist për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në këtë bashki. Mziu ka postuar në “Facebook” edhe një grafik të përqindjes së votave, sipas subjekteve politike, në bashkinë e tij.
Postimi i plotë i Xhelal Mziut në “Facebook”
Kamza, gjerdani i artë i Partisë Demokratike në Shqipëri

Puna e strukturave politike të PD Kamëz, shoqëruar me investimet dhe shërbimet e Bashkisë bënë që Kamza të jetë gjerdani i artë i Partisë Demokratike në Shqipëri.
Mirënjohje për çdo qytetar për këtë fitore të radhës të Partisë Demokratike Kamëz!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












