Rama i kërkon Bashës t’i përmbahet marrëveshjes së 18 majit

Shares

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sonte nga opozita që ti përmbahet marrëveshjes së 18 majit nënshkruar mes Ramës dhe Bashës.

Rama duke folur në festën e PS pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare tha se ajo marrëveshje mes opozitës dhe qeverisë vendosi themelet e një situate të re për integrimin e vendit dhe siguroi zgjedhje parlamentare më të qeta që janë mbajtur ndonjëherë.

Rama përshëndeti Bashën duke theksuar se në atë marrëveshje lideri i opozitës vendosi në themel të saj interesat e vendit.

Rama siguroi se nuk do të ketë qeveri të përbashkët mes PS dhe ndonjë partie në opozitë por tha se kërkonte bashkëpunimin e tyre për reformat e mëdha për vendin.

“Tepsia ka shkuar për skrap”, tha Rama.

Ai përshëndeti votuesit e tij duke vecuar ata të Vlorës dhe vijoi më pas me theksimin e rolit të Gramoz Rucit në fitoren e zgjedhjeve në Fier.

Rama tha se nje rol ne fitoren e PS ka edhe e shoqja, Linda Rama nderkohe qe pershendeti edhe te emen, Aneten per rolin qe ajo ka pasur ne edukimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...