Erion Veliaj “pazar” me kreditë e buta, shtyn ndarjen e tyre pa zgjedhjeve

Shares
Ilustruese

Me qindra qytetarë të Tiranës, kryesisht çifte të reja aplikuan gjatë muajit maj për një kredi të butë për shtëpi pranë Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga pritej emrat e fituesve nuk do të shpallen këtë muaj por janë shtyrë për në fund të verës.
Lajmin e tha Kryetari Erion Veliaj i cili deklaroi se, “kemi pasur mijëra aplikime dhe në fund të verës do të kemi rezultatet finale, si ne, si banka, për të paktën 1000 – 1500 apartamente të reja në ndihmë të atyre që sapo kanë krijuar një familje në Tiranë”.
Nuk dihet një shifër e saktë e qytetarëve që kanë aplikuar, por vetë bashkia ka deklaruar më herët se numri i aplikantëve është shumë herë më i madh se numri i atyre që do të shpallen fitues.
Kreditë e buta kanë qenë një praktikë e kahershme e Bashkisë së Tiranës që në kohën kur drejtohej nga Edi Rama ashtu edhe në kohën e Lulzim Bashës, por vihet e fundit u bllokuan me argumentin se janë bërë abuzime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...