FOTO/ Sot homazhet për kryekomisarin e njohur, vajza ka një mesazh prekës

Shares

Një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës, ëeshtë ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kryekomisari Nikoll Vatnikaj mësohet se ka pësuar një atak kardiak e nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.
Ndarjen nga jeta të kryekomisarit e kanë përjetuar me dhimbje të madhe familjarët e tij, sidomos vajza, Desantila, një prej blogereve të njohura në Shqipëri.
“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”, shkruan Desantila bashkangjitur fotografisë me babanë e saj të ndjerë.
Ajo lajmëron në një tjetër mesazh se sot ne orën 10-12, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhet e përcjelljes së babait të saj, kryekomisarit Nikoll Vatnikaj.
“Sot në orën 10-12, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhet e përcjelljes së tim eti.
Figura e tij dhe çdo kontribut human që ai ka bërë, në komunitet, familje e shoqëri, është arsyeja pse unë do të jem përherë e përulur me mirënjohje dhe dashuri ndaj çdokujt që respekton emrin dhe punën e babait tim.
Ju faleminderit, me zemër.
Ai është forca ime, tim vëllai dhe sime mëje”, shkruan më tej Desantila Vatnikaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...