DENONCIMI/ “Balena Blu” fut në kurth edhe një 14 vjeçare në Fier

Shares

Janë të shumta rastet aktuale të viktimave të lojës “Balena Blu” që po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë. Një tjetër 14­vjeçare nga qyteti i Fierit ka rënë viktimë e kësaj loje dhe rastin e saj na e tregon shoqja e saj e ngushtë. Ajo rrëfen sesi shoqja e saj kishte ndryshuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe provat që kishte rënë pre e kësaj loje, duke lënduar veten, ia gjetën në telefonin e saj.
“Përshëndetje! Ju bëjmë me dije një rast tjetër i ‘balenës blu’. Shoqja ime 14 vjeçare nga Fieri, ka arritur ne nivelin e 28. Në rrethin tonë të shoqërisë kemi hasur disa ndryshime tek ajo, të cilat nuk i kemi vërejtur me përpara. Një bisedim me familjen e saj na ka konfirmuar qe diçka nuk shkon me atë. Për shembull mbyllja ne vetvete, veshja e bluzëve te gjata, dite te tera me mos dëshirë për te ngrënë, pagjumësia etj. Meraku për shoqen ton shtohej çdo ditë dhe më shumë.  Gjendja përkeqësohej dhe me shumë. Gjendja e saj psikologjike shkonte keq dhe më keq… Rrjetet e saj sociale të mbushura me video depresionuese… Tani gjithçka është mirë, e bindëm të bisedoj me një psikologe e cila për fat të mirë e bindi gjithashtu të linte atë lojë, pasi nuk ja vlente të humbiste jetën e saj… Të binte pre e një loje.. Jemi duke u munduar të kthejmë jetën e saj në normalitet”, rrëfen vajza për JoQ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...