Ja disa mënyra natyrale për të rritur qerpikët

Shares

Të gjitha duam qerpikë të gjatë. Dhe nëse nuk i ke natyralisht të gjatë, t’i lyesh çdo ditë me rimel është e lodhshme. Por në të vërtetë ka një zgjidhje natyrale për të rritur dhe dendësuar qerpikët. Janë disa ushqime të cilat duke i konsumuar ose duke përdorur ekstraktin e tyre, forcojnë qerpikët tuaj! Cilët janë, dhe si përdoren?
Vaji i ullirit
Jo më kot thuhet se vaji i ullirit është eliksir i bukurisë. Sophia Loren thotë se ky ka qenë sekreti i saj për një lëkurë të freskët gjatë gjithë jetës, por siç ushqen dhe hidraton lëkurën, vaji i ullirit vepron edhe mbi qerpikët! Aplikojeni atë çdo mbrëmje në një sasi të vogël tek vija mbi qerpikët; do ta ndjeni ndryshimin brenda pak muajsh!
Çaji jeshil
Përse dhe si çaji jeshil? Sepse është një antioksidant bazë për organizmin e njeriut dhe rregullator i çdo lloj metabolizmi në trupin tonë. Përfshirë atë të qerpikëve. Ziejeni jo fort (sepse i humbasin vlerat), pastaj lëreni të vaket dhe lyeni vijën e qerpikëve me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...