Të famshëm, të sukseshmëm dhe pasqyrim i shenjës së tyre të horoskopit, ja cilët janë

Shares

Dihet që ka njerëz të cilët janë skeptik kur vjen puna te horoskopi. Mirëpo ekzistojnë disa fakte të cilat nuk mund të hedhin poshtë vërtetësinë e zodiakut në disa gjëra, sidomos te karakteristikat. Këtë e vërtetojnë dis prej yjeve të skenës të cilt janë një mëshirim i gjallë i secilës prej karakteristikave që përmban shenja e tyre e zodikut. Njihuni me ta.
Lady Gaga – Ajo është një Dash tipik. Dashi është i njohur për energjinë që e karakterizon si edhe pavarësinë që ka dhe të dy këto krakteristika mëshirohen te Gaga. Po ashtu edhe te Emma Ëatson e cila ka treguar se di të jetë një femër e pavarur dhe shumë e apasionuar në kauzat e saj.
George Clooney – Edhe ai është një Dem tipik. I vendosur dhe gjithmon i duruar për të marrë atë që do. Këtë e tregoi edhe martesa e vonë me Amal. Epo një Dem e di se çfarë kërkon.
Angelina Jolie – Binjakët janë një shenjë që kanë shumë oreks për të jetuar gjithçka, dhe eksperienca e aktores e ka tregur që ajo është një Binjak. Ata jnë të hapur për eksperienca dhe gjithmonë janë vetëvetja.
Sophie Vergara – Ajo është një Gaforre dhe si e tillë gjithmonë ka ruajtur një profil të qetë emotive, dhe shumë të ëmbël. Gaforret duan diçka stabël në jetë dhe ajo e ka gjetur tek bashkëshorti i saj.
Kylie Jenner – Një Luan nuk mund të jetë as me pak dhe as më shumë si Kylie Jenner, ambicioze, gjithmonë e etur për famë dhe vëmendje. Ajo është protagonist kudo që shkon dhe kush tjetër veç Luanit i ka këto karakteristika? Po në fakt këto gjenden tek Madonna dhe Jennifer Lopez gjithashtu.
Beyonce – Një Virgjëresh e vendosur, me këmbë në tokë dhe gjithmonë strikte në planet e saj. Beyonce vetë ka treguar se nuk ka pasur gjë që mund ta ndalte në rrugën e saj për sukses.
Eminem – Ka një karizëm të paparë, një shpirt të fuqishëm dhe të sinqertë dhe gjithmonë i drejtpërdrejtë. Këto janë karakteristikat e një Peshoreje të vërtetë që gjenden te Eminem.
Ryan Gosling – Akrepat njihen për natyrën e tyre misterioze dhe Ryan padyshim e ka atë cilësi. Jeta e tyre private është një sekret i vërtetë dhe ata gjithmonë do e mbajnë të tillë. Këtë e ka treguar në jetën e tij me Eva Mendes.
Miley Cyrus – Një Shigjetar është natyrë eksperive, kontraverse dhe i etur për aventura. Cilësi këto që te këngëtarja Miley Cyrus janë të pasqyruara më së miri.
Bradley Cooper – I qetë, i suksesshëm dhe shumë i organizuar. Kështu është një Bricjap, dhe kështu është edhe Bradley Cooper.
Jennifer Aniston – Aktorja nuk mund të ishte asnjë shenjë tjetër veç se Ujorit. E pavarur, gjithmonë duke kërkuar atë që do dhe shumë besnike. Këtë e ka vërtetuar te marrëdhëniet që ka krijuar në jetën e saj.
Rihanna – Peshqit janë një shenjë shumë e dhënë pas dashurisë, pasionit dhe gjërave të bukura në jetë. Ata janë shumë kreativ dhe me një shpirt artisiti. Riri është një Peshk i vërtetë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...