Policia ka shoqëruar 20 persona në lidhje me vrasjen e pasdites së djeshme në Vlorë ku mbetën viktimë drejtori i OSHEE Roland Saliu dhe drejtori i një televizioni lokal Erven Hyseni.
Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë të hetimeve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.
Atentati ka ndodhur pasditen e djeshme (24 maj) rreth orës 19:30 dhe shënjestër ka qenë Erven Hyseni, ndërsa drejtori i OSHEE është vrarë aksidentalisht, pasi ishte duke konsumuar kafe me objektivin e atentatit.
Autorët kanë qëlluar nga një automjet, i cili është afruar pranë tyre dhe kanë qëlluar me bershëri kallashnikovi.
Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin.
Gazetarja e Ora Neës Jerola Ziaj thotë se “ajo çka po hetohet nga policia është e shkuara e Erven Hysenit i cili mund të ketë pasur përfshirje në konflikte të vjetra”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











