Roland Saliu drejtori i “OSHEE Vlorë” humbi jetën pasditen e 24 Majit, në një atentat në qytetin e Vlorës.
Roland Saliu, i cili dyshohet se është viktimë aksidentale e atentatit, mbante prej dy vitesh detyrën e drejtorit të OSHEE-së për Vlorën.
“Panorama” shkruan se 44-vjeçari mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2015, pasi drejtori i asaj kohe, Anduel Tahiraj, dha dorëheqjen për shkak të angazhimit të tij politik si koordinator i PS-së për Vlorën në zgjedhjet lokale.
Saliu më parë ka mbajtur detyrën e kryeinxhinierit pranë strukturës së OSHEE-së në Vlorë. Saliu rezulton se është arrestuar me urdhër të Prokurorisë në vitin 2008, kur punonte si inxhinier i Korporatës Energjetike Shqiptare në Fier.
44-vjeçari u arrestua bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e abuzimeve me investimet e kryera në zonën energjetike të Fierit.
Bëhej fjalë për abuzime gjatë instalimit të matësve të rinj të energjisë, për një dëm të shkaktuar prej 400 mijë lekësh të rinj. Por gjatë hetimit të çështjes, ai u shpall i pafajshëm.
Roland Saliu kishte një CV të plotë me kontribute të mëdha veçanërisht në fushën e energjetikes.
Ai është emëruar në krye të “OSHEE Vlorë”, në nëntor të vitit 2015. “BalkanËeb” mëson detaje nga karriera e punës së Roland Saliut, më poshtë mund të njiheni me karrierën e tij përgjatë viteve 1997 deri më sot.
-1997-2004, punon në KESH Vlorë, me detyra të ndryshme drejtuese të këtij sektori.
-2003-2007, administrator dhe bashkë ortak i shoqërisë “T&L ELEKTRIK” me seli në Vlorë dhe aktivitet në fushën e impianteve.
-2006-2007, drejtues teknik në kompaninë “T&L ELEKTRIK”shpk projektim dhe zbatim të impianteve civile dhe industriale.
-2007-2015, drejtues teknik dhe administrator i shoqërisë “ROEL” shpk.
-2010-2015, administrator i shoqërisë “Alba” elektrika Vlora, Alesio Shpk.
Kujtojmë se Roland Saliu u vra pasditen e djeshme në sheshin e ‘Flamurit’ në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri edhe një biznesmen. Ndërkohë viktima tjetër është biznesmeni Erven Hyseni, i cili mendohet se ka qenë edhe objektivi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës, pranë një lokali. Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Fill pasi kanë qëlluar me armë, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.panorama
Masakra në Vlorë, policia shoqëron rreth 20 persona
Policia ka shoqëruar 20 persona në lidhje me vrasjen e pasdites së djeshme në Vlorë ku mbetën viktimë drejtori i OSHEE Roland Saliu dhe drejtori i një televizioni lokal Erven Hyseni.
Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë të hetimeve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.
Atentati ka ndodhur pasditen e djeshme (24 maj) rreth orës 19:30 dhe shënjestër ka qenë Erven Hyseni, ndërsa drejtori i OSHEE është vrarë aksidentalisht, pasi ishte duke konsumuar kafe me objektivin e atentatit.
Autorët kanë qëlluar nga një automjet, i cili është afruar pranë tyre dhe kanë qëlluar me bershëri kallashnikovi.
Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin.
Gazetarja e Ora Neës Jerola Ziaj thotë se “ajo çka po hetohet nga policia është e shkuara e Erven Hysenit i cili mund të ketë pasur përfshirje në konflikte të vjetra”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












