Një masakër e vërtetë ka ndodhur mesditën e djeshme në Rrushkull të Durrësit, ku një gjatë një sherri dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë në spital.
Në pranga është vënë Eduart Xhaferri 54 vjeç, banues në Durrës. Policia lokale ka zbardhur edhe detaje nga ngjarja e rëndë, duke bërë publike edhe dinamikën e ngjarjes së rëndë.
Sipas policisë, rreth orës 13:20 të një dite më parë, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur më armë gjahu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Lulzim (Qazim) Qama 35 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.

Më pas Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe Eduart Xhaferri, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin Lulzim Qama, nga brenda mjetit të tij tip Nissan.
Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur Lulzim Qama.

Dosja i ka kaluar prokurorisë për akuzat e “vrasja me dashje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












