KQZ kërkon ekspertë kontabël, nis zbatimi i ndryshimit në ligj, kriteret

Shares

KQZ ka bërë thirrje sot për aplikime nga eskpertë kontabël të cilët do të mbikëqyrin shpenzimet financiare të partive politike gjatë fushatës.

“Ligji “Për partitë politike”, i miratuar 48 orë më parë, ka përcaktuar se, KQZ jo më vonë se dita e fillimit të fushatës zgjedhore, që është data 26 Maj, emëron me short një numër të mjaftueshëm ekspertësh financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, duke përfshirë aktivitetet, veprimtaritë dhe materialet e përdorura prej tyre gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 25 qershor 2017.

Bazuar në rëndësinë e veçantë të financimit të partive politike gjatë fushatës zgjedhore, dhe kohën e kufizuar që KQZ ka në dispozion për emërimin e ekspertëve kontabël, i bëjmë apel ekspertëve kontabël të licensuar, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike, brenda dy ditëve.

Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet, të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e KQZ-së.

Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së:

1- Kërkesë aplikimi;

2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë monitorimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga çdo parti politike gjatë fushatës zgjedhore

Janë të lutur të gjithë ekspertët kontabël të cilët plotësojnë kriteret, të aplikojnë pranë KQZ-së dhe të japin kontributin e tyre në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që na ngarkon ligji”, sqaron njoftimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...