Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme në periferi të Breshias (Itali), ku një shqiptar ka mbetur i vdekur.
Viktima është Xhevahir Hoxha, me banim në komunën “Botticino” të Breshias, i cili më 12 qershor mbushte 38 vjeç.

Për muratorin shqiptar, impakti i dhunshëm solli vdekjen, ndërsa udhëtarët (një familje gjermane) që ndodheshin në makinën tjetër e përfshirë në incident, nuk janë lënduar.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












