Marrëveshja midis liderëve të politikës, Edi Rama – Lulzim Basha, është pasuar me reagime edhe nga krerët e partive të tjera, aleate.
Por nga reagimet që vijnë nga PDIU, shihet se ndërsa kreu i saj Shëptim Idrizi e ëprshëndeti më herët, pas bërjes publike, deputetja e kësaj partie Mesila Doda, nuk e fshehu pakënaqësinë.
Çuditërisht, mesazhi “kundër” i Mesila Dodës, pas disa çastesh, nuk gjendej më në rrjetet sociale.
Përshëndetja e Shpëtim Idrizit “Përshëndes arritjen e marrëveshjes së shumëpritur mes mazhorancës dhe opozitës duke hedhur një hap të rëndësishëm për nxjerrjen e vendit nga spiralja konfliktuale ku ishte futur. Unë besoj se shtyrja e datës së zgjedhjeve për në 16 korrik dhe pikat e tjera të paketës McAlllister Plus për të cilat palët janë dakorduar, japin garancitë e duhura për një proces të ndershëm zgjedhor dhe do ta kthejnë skenën tonë politike në shinat e jetës institucionale dhe normalizimit. Po ashtu jam i bindur se vetëm fryma e dialogut dhe mirëkuptimit mund ta çoj atdheun tonë përpara. Me këtë rast shpreh mirënjohjen për partnerët tanë evropianë dhe amerikanë të cilët me ndërmjetësimin dhe këshillimin e tyre dhanë një kontribut vendimtar për stabilitetin e vendit tonë. #VeçNjëAtdhe”.
Kundërshtia e Mesila Dodës “Dhe ta mendosh qe kemi tre muaj qe bëjmë thirrje për dialog për rritjen e standardeve te zgjedhjeve e per me shume garanci për opozitën… këto paskan pas hallin e qeverise PD+PS dhe te zhdukin te tjerët??? Dmth çadra vetem hallin e PS dhe kanabisit nuk paska pas…tani edhe mund te mos beni me zgjedhje se qeverine e bete… e t’ju rroje… dhe festoni me nje cigare hashash…, pini e ndajeni kanabisin bashke…”. DRONI.al
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...