Dy shqiptarë u arrestuan një dirë më parë në zonën e Tivarit në Mal të Zi, pasi në gomonen e tyre u gjet një sasi prej 1.5 ton kanabis sativa, që dyshohet se origjinën e ka nga Shqipëria.

Dy të rinjtë, Benard Tahiri dhe Elton Çaushaj ishin duke udhëtuar me një gomone të madh me emrin “Club Man”, në të cilën kishte 78 thashë me kanabis.
Ende nuk ka informacione se nga është nisur gomonia, por ka dy pista hetimi që po ndiqen.

Të rinjtë do të gjykohen nga drejtësia e shtetit fqinj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












