FOTO & VIDEO/ Tregtonte mallra kontrabandë, arrestohet 44 vjeçari

Shares

Policia ka arrestuar sot 44 vjeçarin Erand Shala, banues në Tiranë.
Në kuadër të finalizimit të operacionit “Shëtitësi” dyshohej se ky shtetas tregtonte mallra kontrabandë, të cilat i mbante në një pjesë të përshtatur si magazinë në banesën e tij.
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
3 vula të dyshuara të falcifikuara me specifikimet “rubineteria das”, “sanitari Tirana” dhe “Trans – Speed SHPK International Transport”.
      692 kg letra të lagura me logo të ndyshme
23 600 prerëse për thonjtë
21 400 termometra trupi
  4 320 termometra ambienti
  1 200 matësa tensioni
  9 000 erashka plastike dhe druri
30 000 karfica
36 000 shishe me biberon për fëmijë
  7 000 kuti me domino
  1 235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja
Shtetasi i lartpërmendur, kishte marë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Nenet 178, 186, 144/a dhe 180, të Kodit Penal.

mallra 2

mallra 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...