Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur Bulqizë në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri. Policia lokale bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të vjetrën të qytetit të Bulqizës, ku një makinë Benz me targa AA 690 HY ka dalë nga rruga duke përfunduar në livadh.
Automjet tip Benz, i drejtuar nga 19-vjeçari Aurel H., devijoi nga rruga për të shmangur një fëmijë që i preu rrugën.

Të katër të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është dërguar në spital në Bulqizë për ndihmë mjekësore edhe drejtuesi i mjetit, edhe ky jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin përgjatë këtij segmenti, ku dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka nisur hetimet zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












