Takimi Rama-Basha/ PDIU: Është koha t’i ofrojmë zgjidhje krizës

Shares

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur dialogun mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Në një njoftim për media, PDIU thotë se edhe pse një takim i vonuar vlerësohet për faktin se për herë të parë zgjidha politike mes Mazhorancës dhe Opozitës po kërkohet në zyrën e Presidentit të Republikës dhe jo me ndërmjetës të huaj.
“Kriza aktuale nuk cënon vetëm partitë politike, por Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj, u bëjmë thirrje palëve të ngrihen në nivelin e duhur për të bërë lëshime reciproke e për të dhënë zgjidhje në emër të Atdheut të vetëm që kemi! Ne kemi Veç Një Atdhe, që i kemi dhënë vazhdimisht kriza. Tani është koha t’i ofrojmë zgjidhje!”, thuhet në njoftimin e PDIU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...