Suksesi i radhës, Dua Lipa : Do të këndoj me Bruno Mars

Shares

Dua Lipa po përgatitet për të tjera suksese në kuadër të promovimit të saj ndërkombëtar.
Artistja shqiptare ka njoftuar vetë në Instagram, që ajo do të shoqërojë yllin e muzikës Bruno Mars në turin e tij të koncerteve në vitin 2018.
“Është koha e shfaqjes. Do t’i bashkohem Bruno Mars-it në tur dhe mezi po pres!”- shkroi Lipa.
Siç shihet në posterin e turit “24K Magic”, Dua do të jetë e ftuara speciale e artistit në nëntë koncerte që do të mbahen në disa qytete të mëdha në Australi, gjë që i jep asaj mundësinë të promovohet edhe në një tjetër kontinent, krahas Europës dhe SHBA-ve, ku tashmë ka reputacionin e një ylli në ngjitje.

bruno turi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...