KËRKESA/ Dënimi me 7.5 vite burg, Mark Frroku ankimon vendimin

Shares

Pas dënimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7.5 vite burg, ish-deputeti Mark Frroku ka depozituar
ankimimin për këtë vendim
në Gjykatën e Apelit. Frroku kërkon pafajësi për dënimin me 7.5 vite.
Ai u dënua një javë më parë për veprat penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit të paligjshëm.
Në seancën gjyqësore ish-deputeti u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë.
Pas dënimit Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurisë prej 2 milion dollarë në pronësi të tij e familjarëve.
Kjo kërkesë është depozituar në gjykatë dhe pritet vendimi i togave të zeza për kalimin e kësaj pasurie në favor të shtetit. Kjo kërkesë vjen në zbatim të ligjit antimafia pasi dyshohet se burimi i saj është aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Mark Frroku u prangos më 2 Prill 2015 dhe prej asaj dite qëndron në qelit e paraburgimit 302, ndërsa dënimi ndaj tij me 7.5 vite pritet të marrë formë të prerë pasi të shprehet dhe Gjykata e Apelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...