Kishte dhënë makinën me qira, por kur ja kanë sjellë ka gjetur ca pako me drogë.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, konkretisht në zonën e Vorës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë duke punuar për arrestimin e një 31-vjeçari me inicialet F. K., banues në Krujë.
Të njëjtat burime thanë se ndaj tij ka bërë denoncim 28-vjeçari me inicialet M. D., banues në Prezë, i cili ka kallëzuar se në datën 15 prill 2017, në fshatin Ahmetaq, i ka dhënë kruanit 31 vjeç me qira makinën tip “BMË”.
Por kur ai e ka kthyer mjetin në datën 21 prill 2017, gjatë kontrollit pronari ka gjetur brenda makinës një sasi prej 9 gramësh kanabis sativa. Pas kësaj, i riu ka bërë denoncimin në polici, ndërsa po kërkohet arrestimi i 31-vjeçarit nga Kruja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












