Katër vite kanë kaluar qëkur babai i Ronela Hajatit është ndarë nga jeta, por këngëtarja ende nuk është mësuar me mungesën dhe zbrazëtinë që shoqëron largimin e tij. Këngëtarja ka folur për të në një intervistë për “Mirage”, gjatë së cilës është sfrcuar shumë për të mbajtur emocionet.
“Ka patur përvjetorin, që të mos qaj dhe të thonë la nam, e shfrytëzoi,” tregon Ronela. “Ndonjëherë nuk më bëhet as të shkoj në varreza, se më duket sikur nuk ka ikur asnjëherë. Nuk kam ndonjë ndjesi, s’e besoj dot që ai mund të jetë atje. Pres akoma të vij në shtëpi. Jam në pritje…”
Vdekja e burrit të shtëpisë ka qenë shumë e vështirë për t’u përballuar si për Ronelën, ashtu edhe për mamanë e saj, që është shumë e ndjeshme kur flitet për të.
“Tmerr është, por fillon dhe mësohesh. Në fillim ka qenë shumë më e vështirë, nuk dua të bëj qaramanen në sy të njerëzve dhe s’dua as të prek mamin më shumë, se ajo aq do… Kur më merr malli bëj muhabet nëpër ëndrra.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












