Nga Beqir Sina, New York
Zoja e Shkodrës apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë do të braktiste qytetin pak përpara pushtimit turk, pikërisht në 25 prillin e vitit te largët 1467, për t’u vendosur në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.
Nga brezi në brez besimtarët katolikë, e kanë mbajtur të gjallë bindjen në “mrekullinë” e ndodhur 550 vjet më parë, ku figura e Zojës që gjendej në afresk në një mur të kishës, shtegtoi drejt shtetit fqinj e ndjekur nga dy katolike Shkodrane.
Një kuadër i kësaj figure, besmitarët katolik shqiptarë në zonën e Tri- Shteshit, Nju Xhersi, Kenektiket, dhe Nju Jork, ku gjendet edhe sot edhe Kisha e pagëzuar me emrin e Zojës së Shkodërs, në qytetin Harsdale – White Plains NY, u mblodhën qindra besimtarët e Krishterë, për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe meshëa të shenjta kushtuar Zojës së këshillit të mirë, e njohur ndryshe për këta besimtarë si muaji i Zojës.

Darka, për kremtimin e 550 vjetorit i shpërnguljes së Zojës së Shkodrës, u mbajt mbrëmjen e së shtunës 22 Prill në lokalin e njohur “Eastwood Manor” në Bronx – Nju Jork, dhe morën pjesë qindra vetë, përshirë edhe veprimtarët e liderit të kominitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit.
Në këtë kremtim morën pjesë klerikët e dalluar të komunitetit , Dom Pjetër Popaj, Dom Nikolini, Dom Victori, Pater Markun, përshirë edhe veprimtarë e lider të komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit.
“Dëshirojë të përshëndes dedikimin tuaj – pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet që Kisha jonë organizon për të kremtuar 550 vjetori i shpërnguljes së figurës se ‘Zojës së Këshillit të Mirë’ për në Gjenecano – Itali”, nisi fjalën e tij Dom Pjetër Popaj.
Duke folur për Zonjën Pajtore, ai tha se “në këtë periudhë të shenjtë gëzimi dhe falënderimi i parë drejtohet për Zotin dhe gëzimin tonë të Pashkëve, ringjalljen e Krishtit, që asnjëri nuk ka qenë më i pikëlluar se sa Zonja Pajtore, ma e gëzume se sa Zonja e Bekueme, me të Dielën e Pashkëve, me apostolet dhe dëshmitarët e për ringjalljen e Krishtit, tha meshtari i kësaj kishe”.

Folësi tjetër i radhës ishte drejtuesi i Qendrës Nanë Tereze pranë Kishës Zoja e Shkodrës, aktivisti i dalluar i komunitetit tone, zotëri Marjan Cubi.
Darka me kremtimin e 550 vjetorit të shpërnguljes së Zojës së Shkodrës, në Bronx – Nju Jork, vazhdoi programin argëtues.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












