Parku i Liqenit Artificial vetëm emrin e ka të tillë, pasi ndërtimet vit pas viti po e betonizojnë atë. Dikush po gërmon sërish diçka, por s’dihet se çfarë… Ndër vite, hapësira e gjelbër është tkurrur prej ndërtimeve, gërmimeve, urbanizimit…
Fotot tregojnë gjendjen aktuale të pjesës jugore të parkut, ku një ekskavator punon i qetë… Ndërkohë që nuk ka as tabelë lajmëruese se çfarë po ndodh, kush dhe çfarë po punon.
E vetmja gjë është të presim se çfarë do të bëhet me parkun, që kohë pas kohe po e humb funksionin.


/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















