Për trafikimin e 8 tonëve hashash, Prokuroria ka përfshirë në hetime dhe agjencinë doganore “Ujori shpk”. Nga të dhënat e Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve rezulton se kjo kompani është në pronësi të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.
Agjencia doganore, që ka kryer procedurat e tranzitimit në Shqipëri të kamionit që vinte nga Maqedonia dhe që është bllokuar me 8 ton drogë në Itali, rezulton se është ne pronësi te bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Kopja e ekstraktit të Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve, pasqyronr faktin se Xhuljana Sejdini, bashkëshortja e kreut të bashkisë së Elbasanit është ortakja e vetme e agjencisë doganore “Ujori shpk”.

Kompania “Ujori Shpk”, si përfaqësues të saj në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kishte shtetasin Maliq Kadilli, tashmë i arrestuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. I dyshuari Kadilli në emër të agjencisë doganore “Ujori shpk”, ka përpiluar dokumentet për hyrjen dhe tranzitimin e kamionit që drejtohej nga i arrestuari në Itali, Zoran Stanojoski.
Agjencia doganore ujori, fillimisht në doganën shqiptare ka deklaruar se kamioni me drejtues Stanojoskin, kishte si destinacion dalje nga Shqipëria pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Por rreth mesditës së datës 5 shkurt 2017, i arrestuari Kadilli i është drejtuar doganës shqiptare, me një kërkesë, duke kërkuar ndryshimin e destinacionit të kamionit. Sipas kërkesës, dalja e kamionit që drejtohej nga Stanojoski nuk do jetë Hani i Hotit por pika e kalimit kufitar të portit të Durrësit, pasi deklarata e parë është bërë gabimisht. Kamioni, mësohet se në portin e Durrësit nuk i është nënshtruar kontrollit të imtësishëm pavarësisht ndryshimit të destinacionit duke hipur kështu në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Por me të mbërritur në portin e Ankonës, autoritet italiane kanë konstatuar se brenda rimorkios së kamionit ishin fshehur 8 ton hashash, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












