Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH), me kryetar ish-deputetin socialist, Eduard Ndocaj, del në përkrahje të opozitës dhe kauzave të saj për zgjedhje të lira dhe zbatimin e dekriminalizimit.
Përmes një njoftimi, kjo parti bën thirrje për bashkimin në frontin opozitar, dhe thekson vendosmërinë për të qëndruar në betejat për demokracinë.
“Deputeti dhe Kryetari PBDKSH, Eduart Ndocaj bën me dije, se nuk do të marr pjesë sot në seancë plenare e nuk do të marr pjesë në asnjë seancë pa u arrit kompromisi me Opozitën dhe pa u dhënë garanci për Dekriminalizimin e Listave, Fushatës Zgjedhore dhe Zgjedhje të Lira”, lajmëron Eduard Ndocaj në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













