DENONCIMI/ “Gjenerali” largon gazetarin nga Top Channel
Shares
Një tjetër gazetar është larguar nga TV Top Channel, duke arritur në pesë numri i të larguarve në një vit nga kjo media.
Denoncimin e “gazetarit dixhital” e bën publik ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bën të ditur edhe “mekanizmin” e këtij largimi të radhës.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Top Channel apo “Top fake news”?!
Gazetari dixhital i Top Channel denoncon:
-Top Channel, qe funksionon se fabrike e lajmeve te rreme (fake neës) ndaj opozites
– Drejtuesit e tij kane larguar gazetare nga redaksia e lajmeve. sb
Doktor Berisha mirmbrema. Jam nje gazetare ne Topchannel. Po te dergoj nje info. Te lutem anonim. Nje tjeter gazetar eshte larguar nga Topchannel. Shkaku nje dhe vetem nje. Sokol Balla me menyren e tij teresisht aprofesionale ne sherbim te interesave te tija personale dhe fake neës ne dem te opozites.Ka zgjatur vetem dy muaj punesimimi ne kete televizion per gazetarin Vladimir Lame. Ne ambientet e topchannel drejtori informacionit sokol balla me krenari mburrej duke e cilesuar Vladimir Lamen si nje “blerje” te suksesshme ne departamentin e lajmeve. Meqenese Lame perkthente lajme nga interneti te institucioneve ne Bruksel si BE apo Parlamti Europian, Balla e kishte pagezuar si Arta Tozaj i Korese duke perdorur tone ironike per te dhe gazetaren Arta Tozaj e cila u largua bashke me disa gazetare pas rikthimit te Balles ne drejtimin e lajmeve. Por kjo blerje kishte vetem dy muaj jete. Miq te Vladimir Lames pohojne tju kete thene se “klima ne ate redaksi ngjasonte me nje repart ushtarak ku Balla ishte gjenerali qe bente cte donte me gazetaret duke i trajtuar si ushtare jo ne sherbim te lajmit por te pazareve te shtrenjta qe ai ben ne ate post”. Pas largimit gazetari Vladimir Lame eshte pare ne redaksine e lajmeve te tv klan per ta vijuar karrieren atje ne te njejtin televizion ku punonte shume vite me pare. Ne vetem 1 vit nga rikthimi sokol balles ne krye te lajmeve ne topchannel Vladimir Lame behet i pesti gazetar qe largohet krahas mbylljes se byrose se kosoves dhe shkupit.Pyetja e zakonshme qe behet ne redaksine e topchannel eshte. Kush e ka radhen per tu larguar?
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...